PDF Print E-mail

Rregullore për pjesëmarrje në konkursin e fotografisë artistike “FOKUS”- Fier. 

Fotografite duhet që:

  • të mos kenë qenë të ekspozuara ne ndonjë konkurs tjetër, apo të publikuara në mjetet e informacionit.
  • të mos kenë përmbajtjë apo sfond pornografik.
  • të mos përmbajnë propagandë politike
  • të mos ofendojnë religjion apo kulturë të tjetrit.
  • të mos kenë korrniza dhe firmën e autorit në përmbajtje.
  • Përvec Fotografive fituese, cdokush  mund te terheqë foton e tij pas konkurimit duke paguar vetem kostot e printimit dhe kornizmit. 

Secili autor eshte personalisht i pergjegjshem per ate cfare paraqitet ne veprat e prezantuara prej tij dhe autorizon publikimin, projektimin dhe shperndarjen nepermjet shtypit ose internetit per qellime artistike, pa arsye perfitimi.

Pjesemarrja ne konkurs perben nga ana e autorit autorizimin per trajtimin me mjete informatike ose jo, te te dhenave personale dhe te perdorimit te tyre nga ana e organizuesve per zhvillimin e detyrimeve qe rrjedhin nga konkursi.

Autori mbane vet pergjegjesi nese merr persiper te paraqes per konkurim foto te personazheve publike ose jo pa marre miratimin e tyre.

Fokus-i, të gjitha fotot që arrijnë nga pjesëmarrësit për konkurim i arkikivon në një databazë dhe i përdorë vetëm në ambientet e konkursit dhe nuk bënë asnjë përdorim tjetër me fotot konkuruese.

Të gjitha fotot prezente në konkurim janë eksluzivisht në pronë te autorëve dhe cfarëdo përdorimi tjetër duhet komunikuar direkt me autorin përmes e-mailit ose telefonit.

Gjatë periudhës së shpalljes së fotove ne web faqen e FOKUS-it, organizatori ka për detyrë që të pamundësojë kopjimin e tyre.(me ane të një rrjeti apo një mbishkrimi).

 

 

Fieri.COM - Portali Fierak Online